ÇFARË ËSHTË GRIPI I SHPENDËVE?
Është sëmundje virale ngjitëse që prek shpendët shtëpiakë dhe të shpendët e egra.
Mund të jetë:
HPAI (Gripi i shpendëve me Patogjenitet të Lartë): shkakton sëmundje të rëndë dhe ngordhshmëri të lartë.
LPAI (Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Ulët): simptoma të lehta ose pa simptoma, por disa shtame mund të shndërrohen në Gripi i shpendëve me Patogjenitet të Lartë.
Shpendët e egra ndihmojnë në përhapjen e virusit gjatë migrimit.
A MUND TË INFEKTOHEN NJERËZIT NGA VIRUSI I INFLUENCËS SË SHPENDËVE?
Njerëzit mund të infektohen në kontakt me shpendët e sëmura. Nuk ka transmetim të qëndrueshëm të infeksionit nga njeriu tek njeriu.
MËNYRAT E PËRHAPJES
Zbulimi i hershëm parandalon përhapjen e sëmundjes, shpëton shumë kafshë dhe e bën kontrollin më efektiv.
Mënyrat më të rëndësishme të transmetimit janë:
• Kontakt i drejtpërdrejtë me shpendë të infektua.
• Me Ujë, ushqim, paisje të punës, automjete, rroba ose këpucë të kontaminuara.
• Shpendët e egër e përhapin virusin nëpërmjet jashtëqitjeve apo sekrecioneve.
• Virusi mbijeton për javë të tëra në kushte të ftohta dhe vende me lagështi.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?
SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?
Pas infektimit, shenjat klinike ndryshojnë:
• Ngordhje të papritura (deri në 100% tek pulat dhe gjelat e detit). Rosat dhe patat janë më rezistente dhe shpesh nuk shfaqin shenja klinike.
• Humbje oreksi.
• Kollë, rrjedhje nga hunda, ënjtje e kokës.
• Kreshta, Lafsha dhe Këmbet endematoze dhe cianotike.
• Rënie e prodhimit të vezëve.
• Shenja neurologjike: dridhje, qafë e përthyer, lëvizje të pakordinuara.
• Plogshti ose depresion i thellë.
• Blini shpendë vetëm nga fermat të regjistruara dhe aprovuara me çertifikatë shëndetësore..
• Mbani shpendët në ambiente të mbyllura me rrjetë për të shmangur kontaktin me shpendët e egër.
• Mbulojeni hapësirën e jashtme; përdorni rrjetë me vrima më të vogla se 2 cm.
• Siguroni ujë të pastër për pije e paqasshme për shpendët tjerë (jo ujë shiu, pellgje, etj.).
• Ruani ushqimin në vende të mbyllura dhe të paqasshme për brejtësit.
• Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet e fermës.
• Menaxhoni largimin e plehut në mënyrë të duhur dhe mbajeni të paqsshme nga kafshët tjera.
• Përdorni vetëm mjetet dhe pajisjet tuaja.
• Kufizoni qasjen e vizitorëve dhe automjeteve në fermë.
• Përdorni veshmbadhje të posaçme në fermë – mos i përdorni jashtë fermës.