SËMUNDJA E DERMATOZËS NODULARE TË GJEDHIT?
Sëmundja e Dermatozës Nodulare të gjedhit është një sëmundje virale që prek gjedhët dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore dhe humbje ekonomike. Kontrolli dhe çrrënjosja e suksesshme e sëmundjes së Dermatozës Nodulare të gjedhit varet nga zbulimi i hershëm i sëmundjes, i ndjekur nga një fushatë e shpejtë dhe e gjerë vaksinimi.
NDALO DERMATOZËN NODULARE TË GJEDHIT!
Sëmundja e Dermatozës Nodulare të gjedhit ka shenja klinike të rënda, të cilat përfshijnë nodula të dukshme në lëkurë, temperaturë, ulje të përkohshme të prodhimit të qumështit, sterilitet të përkohshëm ose të përhershëm te demat, aborte te lopët dhe në disa raste edhe ngordhje.
MËNYRAT E TRANSMETIMIT
Sëmundja e Dermatozës Nodulare të Gjedhit (LSD) përhapet kryesisht përmes insekteve që thithin gjak, si disa lloje mizash, mushkonjash dhe rriqrash, të cilat veprojnë si bartës të virusit.
Është thelbësore që çdo ndryshim në shëndetin dhe prodhimin e gjedhëve tuaj t’i raportoni menjëherë te veterineri.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJES?
SI TË MBROJNI KAFSHËT TUAJA?
Pas infektimit, shenjat klinike variojnë:
• Temperaturë e lartë, dobësi, humbje të oreksit.
• Një ose më shumë nyje të dhimbshme dhe të forta në lëkurë, hundë, gojë ose trup – me përparimin e sëmundjes këto nyje mund të mbulohen me kore ose të nekrotizohen, duke rritur rrezikun e infeksioneve dytësore.
• Zgjerim i nyjeve limfatike.
• Ngordhje (në raste të rralla).
• Dështime tek gjedhët dhe sterilitet tek demat.
• Lezione me ngjyrë gri në të verdhë (dëmtime të lëkurës) në gjuhë.
• Uljë e prodhimit të qumështit tek lopët për qumësht.
• Mbani higjienë të mirë përmes pastrimit dhe dezinfektimit të rregullt.
• Përdorni substanca për të mbajtur larg insektet në mënyrë të rregullt për të mbrojtur kafshët tuaja.
• Pastroni dhe dezinfektoni objektet në mënyrë të rregullt.
• Blini kafshë nga burime të regjistruara dhe të miratuara, të shoqëruara me certifikatë shëndetësore veterinare të rregullt.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj me lëvizje të kontrolluar, siç është parashikuar nga ligji.
• Njoftoni menjëherë Autoritetet Veterinare nëse vëreni ndonjë shenjë klinike të pazakontë.