ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA GUNGORE E LËKURËS?
Sëmundja Gungore e lëkures është sëmundje virale që prek gjedhët dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore dhe humbje ekonomike. Kontrolli i suksesshëm dhe çrrënjosja sëmundjes Gungore e Lëkurës mbështetet në zbulimin e hershëm të sëmundjes, e pasuarë me fushatë të shpejtë dhe e gjerë të vaksinimit.
NDALO SËMUNDJEN GUNGORE TË LËKURËS!
Sëmundja Gungore e Lëkurës tëk gjedhet paraqiten shenja klinike të dukshme, të cilat përfshijnë gunga të dukshme në lëkurë, ethe, temperaturë, ulje në prodhimin e qumështit, sterilitet të përkohshëm ose të përhershëm tek demat, aborte tek lopët dhe në disa raste edhe ngordhje.
MËNYRAT E PËRHAPJES
Sëmundja Gungore e Lëkurës (LSD) përhapet kryesisht përmes insekteve që thithin gjak, sikurse disa lloje mizash, mushkonjash dhe rriqrash, të cilat veprojnë si bartës të virusit.
Është thelbësore që për çfardo ndryshimi në shëndetin e kafshëve tuaja të raportoni menjëherë tek veterinari.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?
SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?
Pas infektimit, shenjat klinike ndryshojnë:
• Temperaturë e lartë, plogshti, humbje të oreksit.
• Një ose më shumë gunga të fortanë në lëkurë, hundë, gojë ose trup të cilat shkaktojnë dhimbje, – me përparimin e sëmundjes këto nyje mund të mbulohen me kore ose të nekrotizohen, duke rritur rrezikun e infeksioneve dytësore.
• Zgjerim i nyjeve limfatike.
• Ngordhje (në raste të rralla).
• Aborte tek gjedhët dhe sterilitet tek demat.
• Lezione me ngjyrë gri në të verdhë (dëmtime të lëkurës) në gjuhë.
• Uljë e prodhimit të qumështit tek lopët qumështore.
• Mbani higjienë të mirë përmes pastrimit dhe dezinfektimit të rregullt.
• Për të mbrojtur kafshë tuaja përdorni rregullisht substanca për repelim për të mbajtur larg insektet.
• Pastroni dhe dezinfektoni objektet rregullisht.
• Blini kafshë nga burime të regjistruara dhe të aprovuara, të shoqëruara me certifikatë shëndetësore veterinare të rregullta.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj, lëvizje të kontrolluar, siç është parashikuar me ligjë.
• Lajmroni menjëherë Veterinarin tuaj nëse vëreni ndonjë shenjë klinike të pazakontë.