ÇFARË JANË MORTAJA E DELEVE DHE DHIVE?


Mortaja e deleve dhe dhive janë sëmundje virale ngjitëse serioze që prekin delet dhe dhitë, të cilat mund të çojnë në ngordhshmëri të lartë.

RAPORTIMI I MENJËHERSHËM ËSHTË THELBËSORE!


Këto sëmundje shkaktojnë pasoja të mëdha dhe humbje ekonomike për fermerët për shkak të ngordhshmëris së lartë, uljes së prodhimit të qumështit, cilësisë së dobët të lëkurës dhe leshit, si dhe kufizimeve tregtare.

Modern workspace with technology

MËNYRAT E PËRHAPJES


Mënyrat më të rëndësishme të transmetimit janë:
• Kontaktit të drejtpërdrejtë në mesë të kafshëve të infektuara dhe të dyshimta.
• Kafshët e infektuara me kollitje dhe teshtitje lirojnë në ajrë grimcat infektuese.
• Përhapja indirekt bëhet përmes ujit, ushqimit dhe shtrojes së kontaminuarë, lotët, rrjedhjet nga hunda, kollitjet dhe jashtëqitjet e kafshëve të infektuara.

CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?

SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?

Shenjat klinike të mortajës së dhenve dhe dhive mund të jenë:

• Temperaturë e lartë.

• Plogshti dhe humbje oreksi.

• Skuqje dhe ënjtje të gojës.

• Lezione në gojë, faqe dhe gjuhë.

• Sekrecione të pastra ose të verdha nga hunda dhe lotim nga sytë.

• Diare, dehidratim dhe humbje në peshë.

• vështirësi në frymëmarrje (pneumoni).

• Abort.

• Ngordhje brenda 5 deri në 10 ditë.

Zbatimi i legjislacionit veterinar dhe marrja e masave të mira të biosigurisë, identifikimi i kafshëve, kontrolli i lëvizjeve dhe karantinimi janë mënyrat më të besueshme për parandalimin e futjes së virusit të mortajës së deleve dhe dhive ose lisë së deleve dhe të dhive në fermat e deleve dhe të dhive.
• Zbatimi dhe respektimi i masave të rrepta të biosigurisë.

• Blerja e kafshëve vetëm nga fermat e regjistruara dhe të aprovuara me certifikatë shëndetësore.

• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj.

• Përdorni vetëm pajisjet e juaja në fermë.

• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me kafshë tjera.

• Kufizoni hyrjen e mjeteve dhe vizitorëve në fermën tuaj.