ÇFARË ËSHTË MURTAJA AFRIKANE E DERRAVE?
Murtaja Afrikane e Derave është një sëmundje virale që prek derrat e butë dhe derrat e egër të të gjithë moshave. MAD nuk është i rrezikshëm për njerëzit por ato mund ta transmetojnë virusin përmes këpucëve, veshjeve, pajisjeve bujqësore dhe pajisjeve të gjuetisë.
NUK KA ASNJË VAKSINË OSE KURË!
Nëse sëmundja hyn në tufën tuaj, do të ngordhë të gjithë derrat. Sëmundja mund të shkaktojë pasoja të rënda ekonomike për fermerët dhe ekonominë e tërë vendit.
MËNYRAT E TRANSMETIMIT
Mënyrat më të rëndësishme të transmetimit janë:
• Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis kafshëve të shëndetshme dhe të sëmura, ose nga karkasa të kafshëve të ngordhura.
•Përmes transmetimit indirekt përmes mjedisit të kontaminuar, ushqimit dhe mbetjeve ushqimore, pajisjeve, automjeteve dhe veshjeve.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJES?
SI TË MBROJNI KAFSHËT TUAJA?
Në fillim, nuk ka shenja klinike specifike. Derrat e infektuar do të kenë temperaturë të lartë dhe humbje oreksi.
• Të vjella.
• Teperaturë (40.5-42˚C), dobësi, humbje e oreksit.
• Sekrecione nga hunda dhe sytë, (mund të jenë të gjakosura).
• Skuqje ose ngjyrosje blu-vjollcë dhe gjakderdhje të lëkurës në zonën e veshëve, barkut dhe këmbëve.
• Jashtëqitje me gjak.
• Vështirësi në lëvizje.
• Dështime.
• Derrat zakonisht ngordhin brenda një jave nga shfaqja e shenjave klinike.
Përputhshmëria me legjislacionin veterinar dhe masat e përmirësuara të biosigurisë, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, kontrolli i lëvizjes janë mënyrat më të besueshme për të parandaluar depërtimin e virusit të MAD-it në fermat e derrave.
• Blerja e kafshëve nga burime të regjistruara dhe të miratuara, e pasuar nga certifikata e duhur shëndetësore.
• Mos i ushqeni derrat tuaj me mbeturina kuzhine. Është e ndaluar! Mund të përbëjë një rrezik të lartë për futjen e sëmundjeve në fermën tuaj dhe është një mënyrë e rëndësishme për përhapjen e sëmundjeve! Mos e bëni kurrë!
• Mbajeni derrat e butë në një mënyrë që të parandaloni kontaktin e drejtpërdrejtë me derrat e egër ose kafshë të tjera. Derrat e butë nuk duhet të mbahen të lirë, jashtë zonës së rrethuar.
• Pastroni dhe dezinfektoni fermën dhe pajisjet rregullisht.
• Përdorni këpucë dhe veshje të ndara për fermën tuaj. Mos i përdorni ato jashtë fermës tuaj!
• Instaloni barriera dezinfektimi në hyrje dhe dalje të objekteve (banjë këmbësh të thjeshta me sfungjerë të lagur në një dezinfektant të përshtatshëm).
• Mbajini vizitorët larg fermës tuaj.
• Mos përdorni ujë nga burime të hapura për derrat.
• Bar i mbledhur rishtazi dhe perimet mund të jenë të kontaminuara me virus nga derrat e egër.
• Ndiqni rregullat e tjera të dhëna nga autoritetet veterinare.
• Nëse jeni gjuetar, kushtoni vëmendje të veçantë: shmangni çdo kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të derrave tuaj me karaksat e derrave të egër të gjuajtur.