ÇFARË ËSHTË MORTAJA AFRIKANE E DERRAVE?
Mortaja Afrikane e Derrave është një sëmundje virale që prek derrat shtëpiakë dhe derrat e egër e të gjitha moshave. MAD nuk është i rrezikshëm për njerëzit por ata mund ta transmetojnë infeksionin përmes mbathjeve, veshjeve, pajisjeve bujqësore dhe pajisjeve të gjuetisë.
NUK EKZISTON VAKSINË APO SHËRIM!
Nëse sëmundja paraqitet në fermën tuaj, të gjithë derrat do të ngordhin. Sëmundja shkakton pasoja të rënda ekonomike për fermerët dhe ekonominë e vendit.
MËNYRAT E PËRHAPJES
• Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, kontaktit direkt me kafshët e infektuara, ose nga karkaset e kafshëve të ngordhura.
• Me përhapje indirekte përmes ambientit të kontaminuar, ushqimit për kafshë, mbetjeve ushqimore, pajisjeve, automjeteve dhe veshmbathjeve.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?
SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?
Në fillim, nuk ka shenja të qarta klinike. Derrat e infektuar kanë temperaturë të lartë dhe humbje oreksi.
• Të vjella.
• Temperaturë (40.5-42˚C), plogshti, humbje të oreksit.
• Rrjedhjet nga hunda dhe sytë, (mund të jenë të gjakosura).
• Skuqje ose shenja me ngjyr vjollce të errtë dhe pigëzim të lëkurës në zonën e veshëve, barkut dhe këmbëve.
• Jashtëqitje me gjak.
• Vështirësi në lëvizje.
• Aborte.
• Derrat zakonisht ngordhin brenda një jave nga shfaqja e shenjave klinike.
Përputhshmëria me legjislacionin veterinar dhe me zbatimin e masave të biosiguris, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, kontrolli i lëvizjes janë mënyrat më të besueshme për të parandaluar futjen e virusit të MAD-it në fermat e derrave.
• Respecting and implementing strick biosecurity measures.
• Bleni Derra vetëm nga fermat e regjistruara dhe të aprovuara, të shoqëruara me çertifikatë e duhur shëndetësore.
• Ndalohet ushqimi derrave me mbetje ushqimore nga kuzhina. është e ndaluar, pasi mund të paraqesë rezik të lartë për përhapjen e sëmundjes! Asnjëherë mos e bëni!
• Mbani derrat e shtëpisë në atë mënyrë që të parandaloni kontaktin e drejtpërdrejtë me derrat e egër ose kafshë e tjera. Derrat e shtëpisë duhet të mbahen mbrenda zonës së rethuarr..
• Pastroni dhe dezinfektoni fermën dhe pajisjet rregullisht.
• Përdorni mbathje dhe veshje të posaqme vetëm për fermën tuaj. Mos i përdorni ato jashtë fermës tuaj!
• Vendosni barriera dezinfektimi në hyrje të shtallës (korita të thjeshta me sungjerë të zhytur me dezinfektant të përshtatshëm).
• Mos lejoni vizitor në fermën tuaj.
• Mos përdorni ujë nga burime të hapura për derrat.
• Bar i mbledhur nga fushat e hapura dhe perimet mund të jenë të kontaminuara me virus nga derrat e egër.
• Zbatoni rregullat e dhëna nga autoritetet veterinare.
• Nëse jeni gjuetar, kushtoni vëmendje të posaçme: shmangni çdo kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të derrave shtëpiak me karaksat e derrave të egër.