ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA E AFTËS EPIZOOTIKE?
Sëmundja e Aftës Epizootike është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek gjedhët, derrat, delet, dhitë dhe kafshë të tjera dy-thundrake, përfshirë edhe faunën e egër.
NJOFTIMI I MENJËHERSHËM ËSHTË THELBËSOR!
Sëmundja e Aftës Epizootike është një sëmundje që shkakton pasoja të rënda ekonomike sapo ndodh në një vend. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm që duhet të bëni është të njoftoni menjëherë veterinerin me të afërt dhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe mbrojtjes së Bimëve nëse dyshoni për Sëmundja e Aftës Epizootike.
MËNYRAT E TRANSMETIMIT
• Kafsha infektohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara ose në mënyrë të tërthortë duke thithur ajër të kontaminuar apo duke ngrënë ushqim të kontaminuar, mbeturina kuzhine të kontaminuara (për derrat) dhe një mjedis të kontaminuar.
• Sëmundja përhapet përmes lëvizjes së kafshëve të infektuara, makinave dhe pajisjeve, madje edhe përmes erës.
• Kafshët gjithashtu mund të infektohen përmes dëmtimeve në lëkurë, instrumenteve të kontaminuara dhe inseminimit artificial.
Është më e rëndësishme të njoftoni menjëherë veterinerin tuaj për çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve tuaja.
Zbulimi i hershëm do të parandalojë përhapjen e gjerë të sëmundjes, do të shpëtojë shumë kafshë dhe do të mundësojë që sëmundja të kontrollohet më efektivisht.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJES?
SI TË MBROJNI KAFSHËT TUAJA?
Sëmundja karakterizohet nga formimi i vezikulave (flluska të mbushura me lëng) dhe erozione në gojë, hundë, gji dhe këmbë. Megjithëse nuk është karakterizohet me ngordhshmëri të lartë tek kafshët e rritur, mund të jetë tek individët e rinj.
Shenjat tipike klinike të Aftës Epizootike përfshijnë:
• Temperaturë e lartë.
• Humbje të oreksit.
• Ulje të prodhimit të qumështit.
• Zhvillimin e vezikulave në gojë dhe/ose në këmbë.
• Vezikulat gjithashtu zhvillohen shpesh në gjëndrat mamare.
• Vezikulat çahen duke lënë erozione 24 orë më vonë.
• Kafshët e reja mund të ngordhin papritur.
• Respektimi dhe zbatimi i masave të rrepta të biosigurisë.
• Blerja e kafshëve nga burime të regjistruara dhe të miratuara, të ahoqëruara nga certifikata shëndetësore veterinare të rregullta.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj.
• Mbani higjienë të mirë duke pastruar dhe dezinfektuar rregullisht fermën dhe pajisjet.
• Përdorni vetëm pajisjet tuaja në fermën tuaj.
• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me kafshë të tjera.
• Kufizoni hyrjen e mjeteve dhe vizitorëve në fermën tuaj.
• Mos ushqeni derrat tuaj me mbeturina kuzhine. Kjo është e ndaluar! Mund të paraqesë rrezik të lartë për futjen e sëmundjes në fermën tuaj dhe është një mënyrë e rëndësishme e përhapjes së sëmundjes!