ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA E AFTËS EPIZOOTIKE?
Sëmundja e Aftës Epizootike (FMD) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek gjedhët, derrat, delet, dhitë dhe kafshë të tjera dy-thundrake, përfshirë edhe kafshët e egëra.
NJOFTIMI I MENJËHERSHËM ËSHTË THELBËSOR!
Sëmundja e Aftës Epizootike është një sëmundje që shkakton pasoja të rënda ekonomike kur paraqitet në një vend. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm që duhet të bëni është të njoftoni menjëherë veterinarin e fermës nëse dyshoni për Sëmundja e Aftës Epizootike.
MËNYRAT E PËRHAPJES
• Kafsha infektohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara ose në mënyrë të tërthortë duke thithur ajër të kontaminuar apo duke ngrënë ushqim të kontaminuar, mbetjet e kontaminuara të kuzhinës (për derrat) dhe mjedis të kontaminuara.
• Sëmundja përhapet përmes lëvizjes së kafshëve të infektuara, automjeteve dhe pajisjeve, madje edhe përmes erës.
• Kafshët gjithashtu mund të infektohen përmes lëndimeve në lëkurë, instrumenteve të kontaminuara dhe mbarsimit artificial.
Është shumë e rëndësishme të njoftoni menjëherë veterinarin tuaj për ndryshimet e gjendjes shëndetësore të kafshëve tuaja.
Zbulimi i hershëm parandalon përhapjen e gjerë të sëmundjes, shpëtonë shumë kafshë dhe mundëson që sëmundja të kontrollohet në mënyrë sa më efektive.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?
SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?
Sëmundja karakterizohet nga formimi i vezikulave (flluska të mbushura me lëng) dhe erozione në gojë, hundë, gji dhe këmbë. Megjithëse nuk karakterizohet me ngordhshmëri të lartë tek kafshët e rritura dhe është fatale për kafshët e reja.
Shenjat tipike klinike të Aftës Epizootike përfshijnë:
• Temperaturë e lartë.
• Humbje të oreksit.
• Ulje të prodhimit të qumështit.
• Zhvillimin e vezikulave në gojë dhe/ose në këmbë.
• Vezikulat gjithashtu shpesh zhvillohen në gji dhe thithka.
• Vezikulat çahen duke lënë erozione edhe pas 24 orëve.
• Kafshët e reja mund të ngordhin papritur.
• Respektimi dhe zbatimi i masave të rrepta të biosigurisë.
• Blerja e kafshëve nga burime të regjistruara dhe aprovuara, të ahoqëruara me certifikata shëndetësore veterinare të rregullta.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj.
• Mbajtja e higjienës së mirë duke pastruar dhe dezinfektuar rregullisht fermën dhe pajisjet.
• Përdorni vetëm pajisjet tuaja në fermën tuaj.
• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me kafshë të tjera.
• Kufizoni hyrjen e mjeteve dhe vizitorëve në fermën tuaj.
• Mos ushqeni derrat tuaj me mbetje kuzhine. Kjo është e ndaluar! paraqesë rrezik të lartë për infektimin e fermës tuaj dhe është mënyrë e rëndësishme e përhapjes së sëmundjes!