ÇFARË ËSHTË LIJA E DHENVE DHE DHIVE?
Lija e dhenve dhe dhive janë sëmundje virale shumë ngjitëse dhe serioze që prekin delet dhe dhitë, të cilat mund të çojnë në vdekshmëri të lartë.
RAPORTIMI I MENJËHERSHËM ËSHTË THELBËSOR!
Këto sëmundje mund të shkaktojnë pasoja të mëdha dhe humbje ekonomike për fermerët për shkak të vdekshmërisë, uljes së prodhimit të qumështit, cilësisë së dobët të lëkurës dhe leshit, si dhe kufizimeve tregtare.
MËNYRAT E TRANSMETIMIT
Mënyrat më të rëndësishme të transmetimit janë:
• Transmetohet kryesisht përmes ekspozimit ndaj aerosoleve nga kontakti i ngushtë me kafshë që shfaqin shenja klinike të rënda, veçanërisht ato me papula të ulceruara në membranat mukoze.
• Përmes lëkurës së gërvishtur të kafshës së infektuar.
• Virusi eskretohet në qumësht, urinë, feçe.
• Transmetimi indirekt nëpërmjet fomiteve është i mundur.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJES?
SI TË MBROJNI KAFSHËT TUAJA?
Është shumë e rëndësishme që menjëherë t’i raportoni veterinarit tuaj çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të deleve ose dhive tuaja. Zbulimi i hershëm do të parandalojë përhapjen e gjerë të sëmundjes, do të shpëtojë shumë ruminantë të vegjël dhe sëmundja mund të kontrollohet në mënyrë më efektive.
• Temperaturë e lartë.
• Dobësi dhe humbje oreksi.
• Ënjtje të nyjave limfatike.
• Ulje të prodhimit të qumështit.
• Rrjedhje nga sytë, hunda dhe goja.
• Vështirësi në frymëmarrje (pneumoni).
• Vdekje.
Pajtueshmëria me legjislacionin veterinar dhe masat e mira të biosigurisë, identifikimi i kafshëve, kontrolli i lëvizjes dhe karantina janë mënyra më e besueshme për të parandaluar hyrjen e viruseve PPR ose SPGP në fermat e dhive dhe deleve.
• Zbatimi i rreptë i masave të biosigurisë.
• Blerja e kafshëve vetëm nga burime të regjistruara dhe të shoqëruara me certifikatë shëndetësore.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj.
• Mbajtja e higjienës përmes pastrimit dhe dezinfektimit të rregullt të fermës dhe pajisjeve; virusi i lisë së dhenve dhe dhive mund të qëndrojë për muaj të tërë në lesh dhe në mjedis.
• Përdorni vetëm pajisjet tuaja në fermë.
• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me kafshë të tjera.
• Kufizoni hyrjen e mjeteve dhe vizitorëve në fermën tuaj.