ÇFARË JANËLIA E DELEVE DHE DHIVE
Lia e deleve dhe dhive janë sëmundje virale ngjitëse serioze që prekin delet dhe dhitë, të cilat mund të çojnë në ngordhshmëri të lartë.
RAPORTIMI I MENJËHERSHËM ËSHTË THELBËSORE!
Këto sëmundje shkaktojnë pasoja të mëdha dhe humbje ekonomike për fermerët për shkak të ngordhshmëris së lartë, uljes së prodhimit të qumështit, cilësisë së dobët të lëkurës dhe leshit, si dhe kufizimeve tregtare.
MËNYRAT E PËRHAPJES
Mënyrat më të rëndësishme të transmetimit janë:
• Përhapet kryesisht përmes ekspozimit ndaj aerosoleve nga kontakti i ngushtë me kafshë që shfaqin shenja të rënda klinike, veçanërisht ato me papula të çelbëzura në membranat e mukozes.
• Përmes lëkurës së dëmtuar nga kafshët e infektuara.
• Virusi përhapet me qumësht, urinë dhe feçe.
• Përhapja indirekt është e mundur përmes objekteve të kontaminuara.
CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?
SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?
Është shumë e rëndësishme të raportoni menjëherë tek veterinari juaj për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive tuaja. Zbulimi i hershëm parandalon përhapjen e gjerë të sëmundjes, shpëton shumë kafshë dhe ndihmon në kontrollin më efektiv të saj.
• Temperaturë e lartë.
• Plogshti dhe humbje oreksi.
• Ënjtje të nyjave limfatike.
• Ulje të prodhimit të qumështit.
• Lotim, rrjedhje nga hunda dhe goja.
• Vështirësi në frymëmarrje (pneumoni).
• Ngordhje.
Zbatimi i legjislacionit veterinar dhe marrja e masave të mira të biosigurisë, identifikimi i kafshëve, kontrolli i lëvizjeve dhe karantinimi janë mënyrat më të besueshme për parandalimin e futjes së virusit të mortajës së deleve dhe dhive ose lisë së deleve dhe të dhive në fermat e deleve dhe të dhive.
• Zbatimi dhe respektimi i masave të rrepta të biosigurisë.
• Blerja e kafshëve vetëm nga fermat e regjistruara dhe të aprovuara me certifikatë shëndetësore.
• Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në fermën tuaj.
• Mirëmbajtja e higjienës përmes pastrimit dhe dezinfektimit të rregullt të fermës dhe pajisjeve; virusi i lisë së deleve dhe dhive mund të qëndrojë gjatë për muaj të tërë në lesh dhe në mjedis të hapur.
• Përdorni vetëm pajisjet e juaja në fermë.
• Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me kafshë tjera.
• Kufizoni hyrjen e mjeteve dhe vizitorëve në fermën tuaj.