ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA E TËRBIMIT?


Tërbimi është sëmundje virale vdekjeprurëse që prek të gjithë gjitarët, përfshirë dhe njerëzit. Sulmon sistemin qendror nervor , dhe me shfaqen e shenjave klinike përfundon gjithmonë me fatalitet.

RISHKALLJA NË VITET E FUNDIT


Viteve të fundit, sëmundja e Tërbimi ka shpërthyer sërish në disa pjesë të Evropës Lindore, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke na rikujtuar se statusi i lirë nga sëmundja e Tërbimit nuk është e përhershme.

Modern workspace with technology

KUSH MUND TË INFEKTOHET?


Të gjithë gjitarët – përfshirë edhe njerëzit – mund të infektohen me sëmundjen e Tërbim.
Në Evropë, kafshët e egra, dhelprat janë rezervarët kryesorë të virusit. Ata mund të përhapin sëmundjen e Tërbimin tek kafshët shtëpiake, veçanërisht tek qentë dhe macet, por edhe tek bagëtia.
Çdo kafshë e infektuar, e egër apo shtëpiake, mund të transmetojë virusin tek njerëzit.

CILAT JANË SHENJAT KLINIKE TË SËMUNDJEVE?

SI TË MBRONI KAFSHËT TUAJA?

• Një kafshë që është energjike, hiperaktive dhe ka ndjeshmëri të madhe ndaj dritës, zhurmës dhe ujit.

• Kafshë me sjellje të pazakonta, jargëzim, vështirësi në gëlltitje, shqetësim dhe çorientim.

• Ndryshime të dallueshme në lehje ose ulurimë.

• Kafshë e ngordhur, ose kafshë e aksidentuar në rrugë.

• Një kafshë e egër duke lëvizur në zonat urbane gjatë ditës duke treguar mungesë të pazakontë frike ose agresiviteti të shtuar ndaj kafshëve të tjera ose njerëzve.

• Agresivitet të pazakontë ndaj kafshëve shtëpiake.

• Mungesë koordinimi, paralizë, koma ose ngordhje.

Kosova, me mbështetje nga Bashkimi Evropian, dhe Qeveria e Kosovës ka nisur vaksinimin oral kundër tërbimit që nga 2010. Kjo është mënyra e vetme e vërtetuar për të çrënjosur sëmundjen e tërbimin tek kafshët e egra —dhelprat e kuqe të cilat janë rezervuar të sëmundjs.
Falë kësaj qasjeje, shumica e shteteve Evropiane e kanë çrrënjosur me sukses sëmundjen e tërbimit, dhe ka qenë gjithashtu shumë efektive në kontrollin e sëmundjes në vendin tonë.
Masa më e rëndësishme parandaluese në kafshët e shoqërimit është vaksinimi i detyrueshëm i qenve.
'të gjithë qentë duhet të vaksinohen rregullisht kundër tërbimit.
Vëmendje të veçantë duhet të kushtohet qenve që janë të lidhur ngushtë me mjedisin natyror: si qentë e stanit, qentë që përdoren për gjueti dhe qentë që jetojnë në zona rurale.